Barcelona vazhdon përpjekjet për të përforcuar repartin ofensiv, por planet e klubit për transferime të reja varen nga largimi i disa lojtarëve gjatë merkatos së verës.
Drejtuesit katalanas kanë identifikuar katër futbollistë, shitja e të cilëve mund të hapë rrugën për afrime të reja.
Klubi synon të përmbyllë transferimet prioritare para fillimit të Kupës së Botës, ndërsa të ardhurat nga shitjet do të kenë rol vendimtar në strategjinë e merkatos.
Roony Bardghji, Alejandro Balde, Marc Casado dhe Jules Kounde janë futbollistët në fokus për lëvizjet e mundshme në ekipin katalanas.
