Menaxhmenti sportiv i Barcelonës po vijon strategjinë e tij për të siguruar talentet më të mira të futbollit në Europë, me synimin për të forcuar skuadrën në afat të gjatë.
Raportet e mediave spanjolle tregojnë se trajneri Hansi Flick ka identifikuar dy objektiva kryesorë që aktivizohen aktualisht në Bundesligën gjermane.
Në listën e tyre bëjnë pjesë Ibrahim Maza, mesfushor sulmues i Bayer Leverkusen, dhe Lennart Karl, lojtar i Bayern Munich.
Përveç tyre, Barcelona po ndjek edhe lojtarë të tjerë premtues si Kees Smit nga AZ Alkmaar, Lewis Miley nga Newcastle United dhe Rodrigo Mora nga FC Porto.
Skautët e Barcelonës po bëjnë vëzhgime të hollësishme për të siguruar talentet më të mira për skuadrën e tyre.
