BDI-ja ka dhënë ultimatum treditorë Komunës së Tetovës për të thirrur seancë urgjente të Këshillit për rimiratimin e vendimit për emrat e rrugëve të qytetit.
Nëse komuna refuzon, do të organizohen protesta, thotë Bajram Rexhepi nga BDI-ja.
Nga ana tjetër, Komuna e Tetovës pretendon se vendimi për kthimin e emrave të vjetër është bërë në bashkëpunim me BDI-në.
Autoritetet komunale e sigurojnë se do të vazhdojnë të përdorin emrat shqip, të miratuara në vitin 2007, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Së shpejti, komisioni i formuar për ndryshimin e emrave të rrugëve do të dalë me zgjidhje konkrete.
