Site icon Lajmeria.info

BE dënon sulmet e Berishës ndaj ambasadorit evropian në Shqipëri

Bashkimi Evropian ka dënuar sulmet e kryedemokratit Sali Berisha ndaj ambasadorit evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

BE i ka quajtur të papranueshme deklaratat e Berishës dhe thekson se ambasadori ka vepruar gjithnjë me profesionalizëm dhe integritet.

Një zëdhënës i BE-së iu përgjigj sulmeve personale kundër Ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato, në Ditën e Evropës: “Deklarata të tilla janë të papranueshme.

Advertisement. Scroll to continue reading.

BE-ja dënon fuqimisht sulmet personale të bëra në Ditën e Evropës kundër Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Ambasadori i BE-së ka vepruar në çdo kohë me profesionalizëm dhe integritet të plotë.

Ne kemi besim të plotë tek ai dhe puna e tij”, thuhet në postim, shkruan A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Në ditën e Evropës, Berisha e quajti Gonzaton “ambasador të Edi Ramës”, dhe duke pretenduar se ai ka transmetuar informacione të pavërteta në Bruksel kundër opozitës shqiptare.

Exit mobile version