Site icon Lajmeria.info

Bedri Hamza: Bizneset në Kosovë duhet të kenë më pak tatime për zhvillim ekonomik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza tha se ekonomia e Kosovës ndërtohet mbi punën, guximin dhe investimet e sektorit privat, duke theksuar se bizneset kanë nevojë për një qeveri që i mbështet dhe jo që u krijon pengesa.

Ai rikujtoi se Programi i PDK-së parasheh një sërë masash konkrete për sektorin privat, duke përfshirë subvencione dhe grante që mbulojnë deri në 30 për qind të investimeve për sektorët prodhues dhe inovativë.

Në qeverisjen e tij, bizneset do të kenë më pak tatime, grante deri në 30% dhe më shumë hapësirë për zhvillim.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Kosova ndryshon kur mbështeten ata që punojnë.

Bizneset me qarkullim vjetor deri në 10 mijë euro do të lirohen nga tatimi, ndërsa ato me qarkullim deri në 30 mijë euro do të tatohen vetëm mbi fitimin real.

Bedri Hamza gjithashtu theksoi se ndryshimi i mënyrës së pagesës së TVSH-së do të ndihmojë në përmirësimin e likuiditetit dhe do të krijojë kushte më të favorshme për investime dhe punësim.

Advertisement. Scroll to continue reading.

PDK vlerëson se zhvillimi ekonomik, rritja e pagave dhe hapja e vendeve të reja të punës janë rruga më e sigurt për t’i dhënë fund krizës ekonomike dhe për të kthyer besimin e qytetarëve në të ardhmen e vendit.

Exit mobile version