Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar sot komunitetin e biznesit në një debat të hapur.
Hamza ka theksuar se ndryshimi fillon me ekonominë, pasi nuk ka zhvillim pa mbështetje për ata që krijojnë vende pune.
Sipas tij, situata në Kosovë është kritike, me biznese që po vazhdojnë të mbijetojnë me vështirësi, ndërsa qytetarët po përballen me rritje të kostojeve të jetesës dhe jetë të vështirë.
Hamza ka theksuar se përfaqësuesit e bizneseve dëshirojnë më shumë mundësi dhe një shtet që i ndihmon, jo që i pengon. ‘Ndryshimi fillon me ekonominë, sepse nuk ka zhvillim pa mbështetje për ata që krijojnë vende pune,’ ka shkruar Hamza.
