Site icon Lajmeria.info

Bedri Hamza nga PDK-ja: Qëndrimi ynë është opozitë, por jemi të gatshëm për bashkëpunim

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, është deklaruar pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ai deklaroi se qëndrimi i PDK-së është të mbetet në opozitë. ‘Partia Demokratike e Kosovës për këtë mandat është parti në opozitë, dhe ne i dëshirojmë sukses zotëri Kurtit dhe të gjithë atyre që takohen dhe bisedojnë, dhe i japin vendit institucione,’ tha Hamza.

Ne do të bashkëpunojmë me të gjitha forcat politike, me të gjitha grupet brenda Kuvendit të Kosovës, dhe kjo do të jetë edhe në interes të qytetarëve të Kosovës.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Për të gjitha ato çështje ku është interesi i Kosovës, PDK-ja ka dëshmuar qëndrimin e saj.

Unë kam premtuar dhe e përsëris se vota e PDK-së do të jetë votë pro për marrëveshjet financiare ndërkombëtare dhe marrëveshjet e tjera që kërkojnë dy të tretat e votave, si dhe për marrëveshjet që janë në interes të Kosovës,’ ka deklaruar Hamza.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version