Site icon Lajmeria.info

Bedri Hamza: Qytetarët duhet t’i thonë stop krizës në Kosovë

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza në hapje të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit ka thënë se qytetarët duhet t’i thonë stop krizës në të cilën ka hyrë tash e gjashtë vite.

Sipas tij, vendi ka stagnuar në shumë drejtime, derisa jeta e qytetarëve është rënduar.

Ai ka thënë se tubimi i PDK-së në Ferizaj është hapje e një kapitulli të ri për Kosovën. “Vendi ynë ka stagnuar, qytetarët janë lodhur, familjet janë lodhur, bizneset janë lodhur, rinia janë lodhur duke pritur.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Kosova është në krizë.

Krizë ekonomike, krizë sociale, krizë politike, krizë shprese dhe kjo krizë ka një shkaktar.

Kjo krizë është rezultat i 6 viteve, i arrogancës, konfliktit dhe mungesës së rezultateve”, ka thënë Hamza.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Kreu i PDK-së ka thënë se për gjashtë vjet qytetarët kanë dëgjuar vetëm propagandë e viktimizim, duke vazhduar deklarimin e tij në formë të pyetjeve për qytetarët. “A jetoni ju më mirë sot?

A janë ulur çmimet?

A janë rritur pagat ?

Advertisement. Scroll to continue reading.

A është arsimi më cilësor?

A kanë të rinjtë shpresë?

A ndihen familjet më të sigurta – Qytetarët e dinë përgjigjen: Jo”, ka thënë ndër të tjerash kandidati për kryeministër i PDK-së.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version