Site icon Lajmeria.info

Bedri Hamza zhvillon takim mobilizues me asamblistët dhe kandidatët për kuvende komunale të PDK-së

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar sot një takim mobilizues me asamblistët dhe kandidatët për kuvende komunale të PDK-së nga mbarë vendi, duke i falënderuar për përkushtimin dhe punën e tyre pranë qytetarëve.

Hamza tha se Kosova po përballet me krizë ekonomike, sociale dhe mungesë perspektive, gjë që sipas tij, po reflektohet drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Qytetarët po përballen me çmime të larta, paga që nuk mjaftojnë dhe pasiguri për të ardhmen.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Më e dhimbshmja është largimi i të rinjve, sepse nuk po e shohin perspektivën në Kosovë.

Kreu i PDK-së u bëri thirrje strukturave të partisë për mobilizim maksimal deri më 7 qershor, duke theksuar se ndryshimi fillon nga terreni dhe nga kontakti i drejtpërdrejtë me qytetarët.

Qytetarët sot kërkojnë seriozitet, stabilitet dhe njerëz që dinë të punojnë, ndërsa shtoi se zgjedhjet e 7 qershorit janë moment vendimtar për t’ia rikthyer Kosovës zhvillimin dhe shpresën.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ish-kryetari i PDK-së dhe shefi i shtabit zgjedhor, Memli Krasniqi, tha se fitorja e PDK-së ndërtohet nga puna në terren dhe nga besimi i qytetarëve në secilën komunë të Kosovës.

Ndryshimi fillon prej lagjes, prej fshatit dhe prej qytetit.

Prandaj, secili prej nesh duhet të jetë zëri i shpresës dhe mobilizimit për qytetarët që duan një Kosovë më të mirë.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version