Site icon Lajmeria.info

Berat Rukiqi vlerëson lart Lumir Abdixhikun si lider të përkushtuar në politikë

Deputeti i LDK-së, Berat Rukiqi, ka theksuar se Lumir Abdixhiku është një person i përkushtuar, i dalluar dhe me aftësi të mira në diskutime.

Rukiqi tha se Abdixhiku ka treguar shkëlqim që në moshë të re në shkollën fillore dhe në universitet, duke përfunduar provimet me sukses të lartë dhe gjithmonë me përkushtim në punën e tij. “Lumiri është shumë argëtues, person i cili është i mirë në secilin diskutim.

Politika t’i krijon disa kufizime, disa perde që në periudha janë të domosdoshme por shpesh i themi që shfaqe edhe këtë anën tjetër, që e ka në momente kur jemi në rrethana e diskutime krejt tjera”, përfundoi Rukiqi.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version