Lajme
Berisha: Jam i gatshëm ta jap votën time për Kurtin, edhe nëse nuk jam pjesë e qeverisë (VIDEO)

Deputeti i zgjedhur nga komuniteti egjiptian i Kosovës, Veton Berisha, ka thënë se do ta votojë një qeveri të re nga Kurti.
Në emisionin Kiks Kosova, ai tha se nuk e ka qëllim të bëhet ministër, por tha se dëshiron që ta japë votën e tij për një qeveri të re të krijuar nga Albin Kurti.
“I kam ofruar zotit kryeministër mandatin tim, jemi duke biseduar për këtë çështje. Jam i gatshëm të jap kontribut maksimal që institucionet të ndërtohen sa më shpejt, i kam ofruar votën time. Në çfarëdo situate nuk do të jem bllokues, por normalisht se do të kërkoj përgjegjësi dhe implementimin e programit i cili është një program që rregullon jetën e komunitetit”.
“Kushtetuta i ka rregulluar këto gjëra. Me shumë respekt i respektoj 42 për qind të votuesve dhe kjo më obligon sepse njihem si institucionalist dhe jam ithtar i respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. I jam përgjigjur ftesave të zotit Kurti, do t’i përgjigjem prapë, dhe jam i interesuar të mbështes zotin Kurti për të krijuar qeveri, dhe shpresoj se ai do t’ia dalë këto ditë që t’i ketë numrat e mjaftueshëm”, theksoi Berisha, raporton Klankosova.tv.
Por, ai tha se nuk i përjashton edhe partitë tjera, në rast se Kurti nuk arrin të formojë qeveri.
“Të njëjtat kërkesa do t’i kem për mandatarin që vjen me radhë, sipas Kushtetutës, dhe normalisht se nuk do të ndalem së kërkuari të mira për komunitetin egjiptian”, theksoi deputeti i zgjedhur Berisha.
Ai tha se me Kurtin ka bisedime të shëndosha dhe tha se shpreson të mos ketë ndërhyrje sikurse të sotmet. “Besoj që edhe Kurti të mos bie në këto ndërhyrje. Nuk më ka bërë të ndihem mirë, sepse ka qenë një përgjigje e zotit Kurti, dhe kjo pas një diskutimi që kemi pasur në mëngjes, dhe pas atij komunikimi që është parë në media, duket me qenë i ndikuar”, deklaroi Berisha.
-
Lajme1 month ago
Dalin rezultatet/ Kaq deputetë fituan VV, PDK, LDK dhe AAK
-
Lajme1 month ago
Sekretari i NATO-s thërret në telefon Vuçiqin, ja jep këtë paralajmërim
-
Lajme1 month ago
Lajm katastrofal për VV-në vjen nga QNR
-
Lajme2 months ago
Kandidatët e PDK-së që siguruan ulëset në Kuvend
-
Lajme2 months ago
Këta janë 17 kandidatët për deputet në PDK që kanë siguruar ulëset, dhe të tjerët që po luftojnë ende
-
Lajme2 months ago
Befason Drenasi – Ja lista e plotë me vota të kandidatëve