Bernardo Silva ka përjetuar ditët e para si futbollist i Real Madridit, pasi mesfushori portugez është bashkuar me klubin spanjoll si transferim i lirë pas përfundimit të aventurës te Manchester City.
Lojtari 32-vjeçar kreu kontrollet mjekësore dhe zhvilloi stërvitjet e para me skuadrën në ‘Real Madrid City’, nën drejtimin e trajnerit José Mourinho, para se të ndante emocionet e tij në një intervistë për televizionin zyrtar të klubit. ‘Është diçka shumë e veçantë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu.
Nuk ka nevojë të flasim shumë për këtë klub, sepse historia e tij flet vetë’, ka thënë Bernardo Silva.
Mesfushori portugez theksoi se objektivi i tij është të ndihmojë Real Madridin të vazhdojë traditën e fitoreve.
