Site icon Lajmeria.info

Besnik Krasniqi: Karriera e mbrojtësit më produktiv në futbollin kosovar

Besnik Krasniqi është një nga emrat më të veçantë në futbollin kosovar modern, një mbrojtës i djathtë që ka thyer çdo stereotip të pozicionit të tij, duke u shndërruar në një nga lojtarët më produktivë në aspektin e golave në Superligën e Kosovës.

Që nga viti 2009, ai është pjesë e ekipit seniore të Prishtina, duke shënuar një periudhë të gjatë besnikërie dhe kontributi në një nga klubet më të mëdha në vend.

Pas katër viteve te Prishtina, Krasniqi vazhdoi karrierën në Shqipëri, ku luajti për Partizanin e Tiranës dhe Teutën e Durrësit, para se të rikthehej në Kosovë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ajo që e bën të veçantë karrierën e tij është statistika e golave, e jashtëzakonshme për një mbrojtës.

Gjatë viteve në Superligën e Kosovës, ai ka shënuar afërsisht 98 gola në total me klube të ndryshme, një shifër që e bënë atë mbrojtësin me më së shumti gola në historinë e futbollit kosovar.

Edhe pse në moshën 36-vjeçare, Besnik Krasniqi vazhdon të jetë në formë të shkëlqyer, ku këtë edicion është shpallur për herë të dytë radhazi kampion me Dritën dhe ka qenë lider i padiskutueshëm i gjilanasve. 47 ndeshje në të gjitha garat, 10 gola e nëntë asistime e bëjnë atë lider të bardhekaltërve.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Krasniqi e nisi karrierën te Prishtina, derisa në futbollin kosovar gjatë kësaj kohe ka luajtur edhe për klube të ndryshme si Istogu, Gjilani, Llapi, Feronikeli, Vëllaznimi, Ballkani dhe tani pjesë e Dritës që katër vite.

Exit mobile version