Site icon Lajmeria.info

Besnik Tahiri kritikon Albin Kurtin për moskonstituimin e Kuvendit në Kosovë

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me moskonstituimin e Kuvendit.

Tahiri ka thënë se Aleanca është pro konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së presidentit, ndërsa ka kërkuar nga Kurti që të deklarohet për gjashtë pikat e tyre. ‘Moskonstituimi i këtij institucioni është sikur me dashtë mos me bërë hapin e parë, e pa e bërë hapin e parë nuk mund ta bësh hapin e dytë dhe asgjë tjetër në jetë.

Jemi këtu me ndodh marrëveshjet politike, si Aleancë ne jemi pro konstituimit të Kuvendit, jemi pro zgjedhjes së presidentit.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ne e kemi një kërkesë, vepro, deklarohu për 6 pikat tona.

Ende nuk ka pasur asnjë deklarim zyrtar, Kurti përveç votave të veta i ka edhe votat e Aleancës për me zgjedh presidentin.

Ne nuk e kemi në plan të gjunjëzohemi’.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Tahiri ka theksuar se Aleanca nuk planifikon të tërhiqet nga kërkesat e saj, duke e lidhur mbështetjen për zgjedhjen e presidentit me përmbushjen e gjashtë pikave të paraqitura nga partia.

Exit mobile version