Në emisionin RUBIKON me Adriatik Kelmendin në KlanKosova, Besnik Tahiri, ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, do të diskutojë për zhvillimet politike, garën zgjedhore dhe prapaskenat e seancës ku synohej të votonte kandidatja e Albin Kurtit për presidente.
Do të flasë për pritjet e AAK-së nga procesi zgjedhor, kandidatin më të përshtatshëm për kryeministër sipas tij, si dhe planin e AAK-së për ndalimin e seancës ku pritej të votonte kandidatja e Kurtit.
Gjithashtu, do të diskutohet edhe dërgimi i Forcave Speciale në Skënderaj dhe tema të tjera të rëndësishme.
Mos e humb intervistën sonte në KlanKosova!
