Site icon Lajmeria.info

Bia Khalifa përgjigjet ashpër ndaj pyetjes provokuese: ‘Asnjë shumë parash nuk mund të blejë shoqërinë time!’

Ish-banorja e edicionit të fundit të Big Brother VIP Kosova, Bia Khalifa, njihet për natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe pa doreza.

Së fundmi, ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku nuk kanë munguar as pyetjet provokuese dhe mjaft të guximshme.

Përmes një sesioni pyetjesh të realizuar në Instagram, një prej ndjekësve e ka pyetur hapur në anglisht: “Sa kushton një natë me ty?”.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Bia ka reaguar menjëherë duke bërë një dallim të qartë mes punës që bën në platformat online dhe integritetit të saj personal.

Ajo u shpreh se asnjë shumë parash nuk mund të blejë shoqërinë apo trupin e saj. “A mund ta imagjinosh të mendosh që unë kam një çmim?

Dhe ti je aq i dobët (keq) sa të duhet t’i japësh para një femre sepse nuk je aq i mirë sa për të marrë vëmendjen e saj në të vërtetë?”, ka shkruar fillimisht Bia në Instastory-n e saj.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Më tej, ish-banorja e BBVK ka vendosur pikat mbi “i”, duke sqaruar natyrën e profilit të saj në platformat me pagesë dhe duke treguar se askush nuk mund të kalojë limitet e saj pa dëshirën e saj. “Unë shes foto.

Unë nuk shes veten.

Asnjë burrë i gjallë nuk më ka prekur pa pëlqimin tim dhe pa më pëlqyer ai mua.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Pikë.”, ka përfunduar modelja e revoltuar, duke i mbyllur gojën një herë e mirë të gjithë atyre që bëjnë aludime të tilla.

Exit mobile version