Site icon Lajmeria.info

Bill Clinton, Presidenti i 42-të i SHBA-së, feston 80-vjetorin e lindjes së tij

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, feston sot 80-vjetorin e lindjes.

Clinton, i lindur më 19 gusht 1946 në Arkansas, shërbeu si presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri më 2001.

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ai vijoi angazhimin publik përmes Clinton Foundation, me fokus në shëndetin publik, zhvillimin ekonomik dhe çështjet globale.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Për shqiptarët e Kosovës, Bill Clinton mbetet një emër i paharruar.

Kontributi dhe vendosmëria e tij në vitin 1999 për t’i dhënë fund represionit ndaj popullit të Kosovës do të kujtohen me mirënjohje brez pas brezi.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version