Raundi i parë i bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, i mbajtur në Burgenstock të Zvicrës, ka përfunduar pas rreth një ore e 20 minutash.
Delegacionet e të dy vendeve janë tërhequr për konsultime të brendshme, pa detaje të bëra publike mbi rezultatet konkrete të diskutimeve.
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka shprehur optimizëm për një marrëveshje diplomatike, duke theksuar mandatin e plotë të delegacionit për çështjet në Lindjen e Mesme.
Iranin e ka cilësuar si një faktor destabilizues, por ka vlerësuar progresin në bisedimet diplomatike.
Teherani ka insistuar në ruajtjen e paqes në Liban dhe respektimin e armëpushimit nga Izraeli.
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, shpreh shpresën për një marrëveshje që do të sjellë paqe, progres dhe stabilitet në rajon.
