Sezoni veror në muzikë po shënon një sërë projektesh të reja, ndërsa bashkëpunimet mes artistëve vijojnë të zbukurojnë skenën.
Bledi Racaj dhe Dafina Dauti kanë prezantuar projektin e tyre muzikor të quajtur ‘Shaci hajde ma’, një këngë me atmosferë verore që fokusohet në Diasporën dhe emocionet e rikthimit në vendlindje gjatë pushimeve.
Tekstin e këngës e ka shkruar Blerina Racaj, muzikën e ka kompozuar Miri Racaj, ndërsa orkestrimin e ka kryer Drinor Zymberi.
Projekti vizual është realizuar nga DreamsFilm.
Kënga ‘Shaci hajde ma’ ka fituar vëmendjen e shpejtë të publikut dhe ka potencialin për të bërë bujë gjatë sezonit veror.
