Connect with us

Lajme

Bojkoti i zgjedhjeve në Kosovë, Stanetiç: Beogradi i zhgënjyer nga Lista Serbe

Gazetari Željko Stanetić, në lidhje me Skype nga Beogradi, përcolli për studion e lajmeve në “Ora Neës”, situatën që po përjeton vendi i tij në këto ditë protestash të fuqishme kundër qeverisë dhe presidentit Aleksandër Vuçiç.

Ndërkaq ai foli edhe për vëmendjen e Beogradit zyrtar mbi zhvillimet politike në Kosovë, ku tashmë Lista Serbe nuk do të jetë pjesë e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen atje pas pak javësh.

Stanetiç u shpreh se qeveria serbe është e shqetësuar nga ky bojkot, pasi Kosova është një temë tejet sensitive për Serbinë.

Advertisement

PJESË NGA INTERVISTA ME GAZETARIN ŽELJKO STANETIĆ

Nga Beogradi është e pamundur të mos përmendim lidhur me politikën në Kosovë. Lista Serbe nuk do të marri pjesë në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë. Pse kështu? Çfarë ndodhi me këtë temë që në fakt është një çështje që ne e kemi parë edhe më herët kur Lista Serbe ka marrë pjesë në zgjedhje?

Lista Serbe është praktikisht pjesë e partisë progresive në Serbi dhe është e qartë për ne këtu në Serbi. Ajo që është interesante tani është që zgjedhjet parlamentare në Kosovë nuk kanë bashkim me qytetarët në Serbi. Është e çuditshme sepse Kosova është prezente në median tonë.

Advertisement

Tema e zgjedhjeve në Kosovë është jashtë fokusit në fakt dhe nuk e di nëse është e qëllimshme, por në media dominon çështja e protestës aktualisht.

Mund të themi që fokusi për qeverinë e Serbisë është ajo se çfarë po ndodh me protestën sesa zgjedhjet në Kosovë?

Qeveria nuk është e kënaqur me faktin që Lista Serbe nuk do të marri pjesë në zgjedhje.

Advertisement

A është një dobësi e qeverisë për këtë?

Mendoj se po, është diçka që ata nuk e duan.

Advertisement
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement
Advertisement

Në trend