Site icon Lajmeria.info

Boksieri shqiptar Kristian Prenga gati të përballet me Anthony Joshua në Jeddah

Boksieri shqiptar i peshave të rënda, Kristian Prenga, është i bindur se do të arrijë një nga fitoret më të mëdha të karrierës së tij kur më 25 korrik të përballet me ish-kampionin e dyfishtë të botës, Anthony Joshua, në Jeddah të Arabisë Saudite.

Prenga u shfaq plot vetëbesim në konferencën për media, duke deklaruar se është gati të befasojë botën e boksit.

Ai ka 20 fitore dhe një humbje në karrierën profesioniste, duke e bërë një nga goditësit më të rrezikshëm në kategorinë e rëndë.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version