Njoftimi i Bordit të Paqes zbulon se baza e mbështetjes logjistike do të shërbejë si qendër kyçe për Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), për furnizim, mirëmbajtje dhe riorganizim të forcave gjatë angazhimit të tyre për rimëkëmbje dhe ndihmë humanitare.
Ambasadorja e Kosovës, Ines Demiri, ka inspektuar progresin në Bazën e Mbështetjes Logjistike ‘Endurance’, që do të jetë pikë kyçe për ISF-në.
Detajet lidhur me afatet e përfundimit të projektit dhe kapacitetet e plota të bazës ende nuk janë bërë të ditura.
