Borxhet e vjetra të KEK-ut vazhdojnë të shkaktojnë debate për qytetarët, edhe pas privatizimit të sektorit të energjisë.
Në një rast, një konsumator pretendon se është shkyçur nga rrjeti për një borxh prej 3,500 eurosh, ndërsa tjetri nuk po arrin ta paguajë një borxh prej 31 eurosh që figuron prej më shumë se 10 vitesh.
Avokati i familjes Canolli ka paralajmëruar veprime ligjore kundër KEK-ut.
Autoritetet në fushën e energjisë sqarojnë se shkyçja për mos-pagesë mund të bëhet vetëm për detyrimet aktuale sipas rregullores së fuqishme.
