Site icon Lajmeria.info

Bradley Barcola jashtë ekipit të PSG-së për sfidën ndaj Rennes, Liverpooli vijon bisedimet për transferimin e tij

Bradley Barcola nuk është përfshirë në listën e Paris Saint-Germain për transfertën e së dielës ndaj Rennes, ndërsa Liverpooli vijon negociatat për transferimin e mundshëm të sulmuesit francez.

Reprezentuesi i Francës ishte i pranishëm në stërvitjen e PSG-së të shtunën, por trajneri Luis Enrique vendosi të mos e grumbullojë për sfidën ndaj Rennes.

Mungesa e tij nuk besohet të jetë e lidhur me ndonjë dëmtim, por me situatën e krijuar rreth të ardhmes së tij, teksa bisedimet mes klubeve vazhdojnë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Liverpooli ka paraqitur tashmë një ofertë prej 80 deri në 90 milionë euro, e cila është refuzuar nga PSG-ja.

Megjithatë, negociatat nuk janë ndërprerë dhe klubi anglez pritet të rikthehet me një tjetër propozim.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version