Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Brahimaj: Bashkëluftëtarët në Hagë do të shpallen të pafajshëm

Vendim të drejtë e të pandikuar politikisht, pret për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, ish-bashkëluftëtari i tyre, Lahi Brahimaj. Ai beson se ata do të shpallen të pafajshëm si dhe pret kthimin sa më parë të tyre në Kosovë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vititt 2020. Zyra e Prokurorit të Specializuar i ngrakon ata me krime të pretenduara të luftës.

Në një proces të tejzgjatur gjyqësor, ata po presin fundin e çështjes së prokurorisë pranverën e këtij viti.

“Unë shumë besoj që pas shqyrtimit të provave të ofruara nga prokuroria, pastaj nga mbrojtja, Gjykata do të nxjerrë një vendim të drejtë, të pa ndikuar politikisht, dhe unë shumë besoj që bashkëluftëtarët e mi do të shpallen të pafajshëm dhe shumë shpejt besoj se do të kthehen në Kosovë”, thotë Brahimaj, i cili ishte përballur vetë me proces gjyqësor, atëherë në Tribunalin e Hagës, prej të cilit kishte dalë i pafajshëm në vitin 2012.

Gjykata, e cila është votuar nga Kuvendi i Kosovës, e ka selinë në Holandë dhe përbëhet prej gjyqtarëve e prokurorëve ndërkombëtarë.

Zyrtarë të lartë shtetërorë kanë deklaruar se duhet të ketë mekanizëm për mbikqyrjen e Gjykatës Speciale. Por deri tani nuk është ndërmarrë asnjë nismë.

Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë në dhjetor të vitit të kaluar, gjatë një fjalimi në Kuvendin e Kosovës, se nëse ky institucion do të ndërmerrte nismë për ndonjë rezolutë lidhur me proceset pranë Speciales, partia e tij do ta depozitonte të njëjtën në Kuvendin e Shqipërisë.

Lahi Brahimaj i cili synon rikthimin e tij në Kuvendin e Kosovës si deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thotë se do ta mbështeste çdo nismë e cila ka bazë ligjore dhe është në mbështetje të ish-bashkëluftëtarëve të tij.
Por, sigurisht, rezolutat nuk kanë ndonjë efekt në vendimmarrje, kanë ndoshta më shumë vetëm një opinion…Do të konsultohem edhe me ekspertë që e njohin më mirë gjykatën [Speciale] dhe çdo mundësi, çdo hapësirë ligjore që do të shkojë në përkrahje të bashkëluftëtarëve, unë do ta votoj, por jo pa konsulta me ekspertë të drejtësisë“, deklaron Brahimaj. /ksvp/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile