Site icon Lajmeria

Brahimaj kritikon ministrin Aliu dhe Durmishin për pastrimin e borës: Shumica e rrugëve ende të papastruara

Kandidati për deputet, Lahi Brahimaj, ka ngritur shqetësimin për situatën e pastrimit të borës në Kosovë, duke kritikuar ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, dhe vartësin e tij, Hysen Durmishi, shkruan Gazeta Momenti.

Në një postim në rrjetet sociale, Brahimaj theksoi se shumica e rrugëve në vend janë thuajse të papastruara, duke përmendur se kjo situatë vazhdon edhe pas mesditës të 11 janarit, piku i dimrit.

Brahimaj e cilësoi si një dështim menaxhimin e pastrimit të borës, duke theksuar se, ndërsa bora është një fenomen i zakonshëm në këtë periudhë të vitit, Durmishi duket se është i zënë me fushatën zgjedhore dhe ka harruar përgjegjësitë e tij.

“Ministri Aliu dhe vartësi i tij Durmishi janë të befasuar nga bora, e cila është normale të bie në janar. Shumica e rrugëve janë ende të papastruara, dhe kjo ka ndikuar direkt në sigurinë e qytetarëve. Nuk mund të ketë më vonesa dhe neglizhencë në menaxhimin e situatave të tilla”, tha Brahimaj.

Ky reagim i Brahimajt vjen në një kohë kur shumë qytetarë janë ankuar për rrugë të bllokuara dhe kushte të vështira qarkullimi për shkak të borës.

Ai kërkoi që autoritetet të përmbushin përgjegjësitë e tyre dhe të sigurojnë kushte të sigurta për qytetarët.

Exit mobile version