Lahi Brahimaj, kandidat i AAK-së për deputet, ka kujtua heronjtë që ranë në Bishtazhin, Ujëz, Goden e Rogovë të Hasit.
Postimi i tij:
Fundi i janarit ’99 është i gdhendur thellë në zemrën tonë, kur trimat tanë më të mirë u nisën për të sjellë armët e lirisë nga nënë Shqipëria.
Sot përkujtojmë me dhembje e krenari heronjtë që ranë në Bishtazhin, Ujëz, Goden e Rogovë të Hasit. Trima që u bënë një me tokën e shenjtë të Kosovës në ato ditë të ftohta janari.
Për ne që i njohëm në vijat e frontit, këta burra të pathyeshëm do të mbeten përjetësisht shembull i sakrificës sublime për atdhe. Gjakun e tyre e kemi amanet për brezat që vijnë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!
