Një ‘bishë’ që tërheq vetura dhe çdo gjë që i del përpara.
Kilogramët për të janë vetëm numra dhe asgjë më shumë.
Për Bujar Mulin, kufijtë ekzistojnë vetëm për t’u thyer.
Dy vite më parë mbajti mbi trup 1531 kilogramë, duke hyrë në Librin e GUINNESS-it.
Më pas, dikush ia theu rekordin.
Por inati, forca dhe përkushtimi e rikthyen aty ku e kishte vendin, kësaj here me plot 2000 kilogramë. 2000 kg do të thotë të mbashë mbi vete, për shembull, një elefant të rritur, ose 3-4 lopë mesatare, ose 10-12 motoçikleta, ose 800-900 tulla të zakonshme, ose 25-30 persona të rritur me peshë mesatare, ose 100 thasë patatesh nga 20 kilogramë, ose rreth 4000 pica.
