Gazetari Berat Buzhala ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Kryeministrit Albin Kurti, i cili ka theksuar se fushata e tij ka filluar në Gjakovë, për shkak të dëmeve të mëdha që kjo komunë ka pësuar gjatë Luftës së fundit, shkruan Gazeta Momenti.
Buzhala kritikon këtë pohim duke e quajtur të papërgjegjshëm dhe të pasaktë, duke argumentuar se Drenica ka pësuar më shumë se Gjakova gjatë luftës, si në nivelin e jetëve të humbura ashtu edhe në shkatërrimin material.
Ai shprehet se Kurti po manipuluar me historinë dhe po bën deklarata të turpshme dhe të pabaza. Për Buzhalën, ky qëndrim i Kryeministrit është një formë e shtrembërimit të të vërtetës, madje duke e krahasuar me qëndrimet e ish-diktatorit serb, Slobodan Miloševiq.
Ne postimin e tij te fundit, Kryeministri Kurti po thote qe fushaten e ka fillu ne Gjakove, sepse Gjakova ka pesu me se shumti gjate luftes.
Kqyre, nime Gjakova ka pesu shume gjate luftes se fundit, ama eshte e turpshme per nje kryeminister me bo keso deklaratash idiotike, kur boterisht dihet qe Drenica, jo vec ne luften e fundit, por ne te gjitha lufterat e fundit, eshte rajoni qe ka pesu me se shumti, si deme ne njerez si deme materiale.
Cfare lahperi ordiner eshte ky kryeminister. Cfare shtrembruesi i historise. Cfare manipulatori i pacipe.
Kete e thote edhe kasapi i Ballkanit, Milloshevic, ne takim me gjeneralin Clark. Thote se do t’i vras ne Drenice, qashtu qysh i kemi vra ne vitin 1945.