Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Cakolli: Jemi duke hyrë në një lloj krize që e cenon funksionalitetin e kuvendit, Dehari bëri shkelje në dy seancat si kryesues

Edhe sot sikurse të martën – në Kuvendin e Kosovës ka dështuar të zhvillohet seanca konstituive.

Përpos zvarritje së procesit të rezultateve nga zgjedhjet e 9 shkurtit- e certifikimit të rezultateve duket se i zvarritur do të dalë edhe procesi i formimit të institucioneve drejtuese të Kosovës.

Me të nisur seanca konstituive, kryesuesi i seancës Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar në konsultime liderët e partive politike. Pas kësaj të vetmit që shkuan për t’u konsultuar ishin nga Vetëvendosje, Guxo e Nisma. Kurse nga PDK, LDK dhe AKK shkuan dhe vetëm ia qartësuan se si pas rregullores s’do të duhej të ftohej një takim i tillë konsultativ dhe sipas tyre kjo është shkelje nga ana e Deharit.

Dehari në seancë tha se qëllimi i këtyre konsultave është që të shmangen shkeljet procedurale dhe të sigurohet një proces korrekt dhe se pati nga partitë politike- përfaqësuesit e të cilave u larguan nga konsultimi.

Pasi pyeti se sa deputetë janë në sallë dhe deklaroi se janë 100- Dehari si për çudi njoftoi se seanca do të mbyllet dhe se do të mblidhen në seancë konstituive më 19 prill (e shtunë) ora 12:00.

E rreth këtij dështimi përfaqësuese të ndryshëm të partive reaguan të cilët akuzuan Lëvizjen Vetëvendosje për bllokim seance duke shkelur përcaktimet ligjore nga ana e kryesuesit të kuvendit, Avni Dehari.

Sipas tyre Dehari shkeli rregulloren dhe se nuk pati arsye ta ndërpresë seancën pasi aty kishte deputetë të mjaftueshëm për votimin ku nevojiteshin 51 vota.

Për situatën e krijuar tashmë në Kuvend ku po pamundësohet zgjedhja e kryeparlamentarit e më pas formimi i qeverisë për lajmi.net, ka folur Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i cili ka thënë se tashmë kemi hyrë në një lloj krize që po e cenon funksionalitetin e kuvendit.

“Për herë të dytë dështoi konstituimi i kuvendit të Kosovës për shkak  të mos ofrimit të dorëheqjeve nga ana e anëtarëve të kabinetetit qeveritar që po pamundëson votimin e raportit për verifikimin e mandateve me ç’rast jemi duke hyrë tashmë në një lloj krize që po e cenon funksionalitetin  e kuvendit”, ka thënë Cakolli.

Siç thotë Cakolli mbetet e paqartë arsyeja e mos ofrimit të dorëheqjes nga anëtarët e qeverisë, pasi sipas tij të njëjtat duhet të publikohen e deponohen në kuvendin e Kosovës.

“Në fakt mbetet e paqartë  se pse nuk po ofrohen dorëheqjet sipas përcaktimeve ligjore që i bjen të njëjta të publikohen dhe të deponohen  në kuvendin e Kosovës meqenëse askush nuk mund të mbajë pozitë ministrore dhe ekzekutive në të njëjtën kohë”, thekson Cakolli.

Sipas Cakollit, kryesuesi i kuvendit, Avni Dehari në dy instanca ka shkelur rregullat procedurale të përcaktuara në rregulloren e punës.

“Sa i përket mënyrës së administrimit të seancës vlerësoj që kryesuesi i seancës deputeti, Avni Dehari, në këtë rast të paktën në dy instanca ka shkelur rregullat procedural të përcaktuara me rregullore të punës për shkak që shumica parlamentare cakton nëse seanca mund të ndërprehet vetëm kur konsumohet pika e rendit të ditës qoftë kjo duke u votuar e  duke mos pasur korum të mjaftueshëm apo duke marrë epilog  tjetër “, shprehet Cakolli.

Ndyshe siç thotë Cakolli nuk mund të merret një vendim që një seancë të mbyllet vetëm për shkak të konstatimit se nuk ka konsesus, pasi siç tregon ai konsesusi nuk është i matshëm më një mbledhje konsultive.

“Nuk mundet që të mbyllet një seancë vetëm për shkak të konstatimit se nuk ka konsensus për shkak se konsensusi nuk është i matshëm me një mbledhje konsultative duhet që raportet të përpilohen sërish dhe e njëjta të vi në votim”, ka përfunduar Cakolli.

Ky tentim për konstituim të Kuvendit erdhi sot për herë të dytë radhazi- derisa të shtunën deputetët pritet të mblidhen përsëri duke mos e ditur nëse do ta votojnë mandatin e deputetëve e më pas të vazhdohet me betimin e tyre.

Mbetet pikëpyetje nëse Kurti dhe Vetëvendosje kanë siguruar vërtetë votat- apo ky proces po zvarritet qëllimshëm.

Nga Vetëvendosje nuk e kanë bërë ende publik emrin e të propozuarit për Kryeparlamentar, derisa u është kërkuar të japin dorëheqje nga postet qeveritare duke thënë se po vazhdojnë të kenë benefite si nga Qeveria- e duke tentuar të betohen edhe si deputet.

Nga ana tjetër, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e cilëson kërkesën për dorëheqje si të pakuptimtë, duke theksuar se Qeveria e tij është në dorëheqje që nga 23 marsi. 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile