Site icon Lajmeria.info

Casemiro: Brazili nuk është favoriti kryesor për Kupën e Botës, por kjo mund të jetë avantazhi

Mesfushori brazilian, Casemiro, beson se mosmarrja në konsideratë e Brazilit si një nga favoritët kryesorë për Kupën e Botës që do të zhvillohet së shpejti, mund të jetë në avantazhin e ekipit kombëtar.

Brazili, i cili synon titullin e gjashtë botëror, që zgjat rekordin, aktualisht është pas Spanjës, Francës dhe Anglisë në baste përpara turneut, i cili është planifikuar të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në Amerikën e Veriut.

Megjithatë, ylli i tyre, Casemiro mendon se epiteti i jo-favoritit mund ta ndihmoj kombëtaren e tij të ketë një paraqitje sa më dinjitoze në Kupën e Botës. ‘Ne nuk jemi favoritët kryesorë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sigurisht, jemi në formë të mirë.

Kemi një skuadër të fortë me një përzierje përvoje dhe talentesh të rinj.

Ndoshta këtë herë jemi një hap prapa, por jemi gati, dhe kjo është gjithmonë një gjë e mirë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Duam t’i afrohemi turneut në formë të mirë dhe të kemi një Kupë Bote të shkëlqyer,’ ka thënë Casemiro.

Duke folur për përgatitjen e ekipit, ai vuri në dukje: ‘Ka qenë një periudhë e vështirë me një ndryshim trajneri, një ndryshim presidenti dhe shumë turbulenca.

Ne kemi punuar me trajnerin vetëm për një vit dhe në realitet kemi kaluar vetëm rreth 40 ditë së bashku.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Megjithatë, besoj se po hyjmë në turne në formë të mirë’.

Exit mobile version