Botërori 2026 po shkon drejt fundit dhe gjithçka është gati për ceremoninën e mbylljes.
Në këtë event spektakolar janë parashikuar të marrin pjesë disa prej artistëve më të mirë të skenës ndërkombëtare.
Mes yjeve të muzikës do të jetë edhe artistja e madhe italiane, Laura Pausini.
Në një ceremoni që do të mbahet 90 minuta përpara fillimit të sfidës, këngëtarja e famshme italiane do të performojë së bashku me Nicole Scherzinger e Robbie Williams, të tjerë emra të mëdhenj të muzikës të përfshirë në këtë eveniment madhështor.
Po kështu në këtë spektakël pritet të jetë edhe aktori i njohur hollivudian Tom Cruise.
Në skenën e ceremonisë së mbylljes, të tre artistët do të interpretojnë ‘Desire’ himnin zyrtar të kompeticionit.
E punuar në bashkëpunim me Balich Wonder Studio, ceremonia e mbylljes do të festojë pasionin, emocionin dhe shpirtin global që kanë përkufizuar edicionin e 23 të Kupës së Botës të zgjeruar në 48 skuadra.
