Site icon Lajmeria.info

Chelsea nis planet për rindërtimin e skuadrës me trajnerin e ri Xabi Alonso

Chelsea ka filluar planet për rindërtimin e skuadrës nën udhëheqjen e trajnerit të ri Xabi Alonso, me drejtuesit e klubit që kanë identifikuar dy prioritetet kryesore për afatin kalimtar veror.

Sipas raportimeve të ‘The Athletic’, londinezët synojnë të përforcojnë repartin defensiv me një qendërmbrojtës të nivelit të lartë, ndërsa në sulm kërkojnë një lojtar të gjithanshëm.

Klubi po shqyrton disa opsione për të dy pozicionet dhe raportohet se janë identifikuar tre deri në katër kandidatë për secilin rol.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Megjithatë, afati kalimtar mund të ndikohet nga zhvillimet rreth Kupës së Botës për Klube, e cila mund të shtyjë finalizimin e disa marrëveshjeve.

Një nga emrat që pëlqehet shumë në ‘Stamford Bridge’ është Morgan Rogers, ylli i Aston Villas.

Chelsea ka shqyrtuar mundësinë e transferimit të Ibrahima Konates nga Liverpooli në mbrojtje.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Në dalje, pritet të ketë lëvizje të rëndësishme, duke përfshirë futbollistë si Enzo Fernandez, Marc Cucurella, Nicolas Jackson, Liam Delap, Filip Jorgensen, Axel Disasin, Tyrique George dhe David Datro Fofanan.

Në të njëjtën kohë, Chelsea do të mirëpresë disa përforcime të reja me Geovany Quenda, Mike Penders dhe Emmanuel Emegha.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version