Ajo ka vlerësuar se përgjegjësia për ta nuk duhej të binte mbi partinë, por mbi shtetin, pasi siç thotë ajo, ata ndodhen në Hagë si bartës të luftës çlirimtare e jo si përfaqësues partiakë.
Liderët historikë të PDK-së, themeluesit e PDK-së janë në Hagë duke u përballur me një proces të cilit po i vjen, fatkeqësisht, fundi.
Ka qenë një proces shumë i rëndë.
Ai proces nuk do të duhej të ishte barrë e një partie, por barrë dhe përgjegjësi e shtetit, sepse ata në Hagë nuk janë si liderë politikë apo partiakë, por si themelues dhe bartës të luftës sonë çlirimtare.
Sipas Çitakut, mbështetja e institucioneve të Kosovës ka qenë kryesisht financiare por e pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e mbrojtjes.
Fatkeqësisht ka pasur mbështetje minimale nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe kjo mbështetje është reduktuar në një ndihmë financiare, e cila as përafërsisht nuk i ka mbuluar kostot e larta të mbrojtjes për liderët tanë.
Ndërkohë ka pasur zero angazhim politik e diplomatik në mbrojtje të tyre. Çitaku nga ana tjetër vlerësoi angazhimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se ai ka ndërmarrë iniciativa të cilat do të duhej t’i kishte marrë edhe Qeveria e Kosovës.
Për fatin tonë të mirë si komb, kryeministri Edi Rama e ka marrë mbi vete edhe këtë barrë dhe ka bërë përpjekjet e tij.
Atë që do të duhej ta bënte edhe kryeministri i Kosovës.
Ka qenë obligim dhe detyrim i çdo shqiptari që ka një trohë pushtet, një trohë fuqi apo një trohë platformë që të angazhohet në mbështetje të luftës sonë të drejtë.
