Site icon Lajmeria.info

Çmimet e reja për naftën dhe derivate në Kosovë për ditën e sotme

Qytetarët e Kosovës do të furnizohen edhe sot me derivate sipas çmimeve të reja të përcaktuara nga institucionet përgjegjëse.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimoren e re për produktet e naftës, e cila vlen për ditën e sotme.

Sipas njoftimit të ministrisë, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.37 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet deri në 1.34 euro për litër.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ndërkaq, çmimi maksimal i gazit është caktuar në 0.67 euro për litër.

Ministria bën të ditur se këto çmime janë të vlefshme për 24 orë dhe se subjektet që merren me tregtimin e derivateve obligohen t’i respektojnë kufijtë maksimalë të përcaktuar në vendimin e publikuar.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version