Gjatë hapjes së samitit, ai theksoi se ky është një moment i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor. “Mesazhi im për Ballkanin Perëndimor është i qartë: BE është e përkushtuar ndaj zgjerimit.
Tani është koha për të shfrytëzuar momentin dhe për të zbatuar reformat”, tha Costa përmes një njoftimi në X.
Gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor: Kosova, Shqipëria, Bosnja, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, duan të bëhen pjesë e BE-së, por ato janë në faza të ndryshme të procesit të pranimit.
