Site icon Lajmeria.info

Darka e Gretës së BBVA5: Greta Kazazi organizon një darkë të veçantë për të falënderuar miqtë dhe familjen

Ish-banorja e “BBVA5”, Greta Kazazi, ka organizuar mbrëmjen e djeshme një darkë të veçantë me njerëzit e saj të zemrës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Greta sqaroi se nuk bëhej fjalë për ditëlindjen e saj, por për një organizim mirënjohjeje për shoqërinë, apo siç i quajti ajo familjarë. ‘Kjo darkë është një falënderim i përzemërt për të gjithë ju që më qëndruat pranë dhe më mbështetët gjatë rrugëtimit tim në BBVA,’ theksoi ish-banorja.

Në këtë tavolinë festive, përkrah Gretës ishte e pranishme shoqëria e saj e ngushtë dhe sigurisht partneri i saj, DJ Onno.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Megjithatë, ajo që ra menjëherë në sy të ndjekësve dhe që ngriti pikëpyetje të shumta, ishte mungesa e Selin, kunatës së saj.

Mosprania e saj në këtë rreth të ngushtë njerëzish bëri që fansat të nisnin menjëherë dyshimet në rrjet se mos ka ndonjë krisje mes tyre.

Pavarësisht aludimeve të para, e vërteta pas kësaj mungese u zbulua shumë shpejt dhe nuk ka vend për thashetheme.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Përmes një postimi të ndarë ditën e sotme në llogarinë e saj në Instagram, Selin ka treguar se aktualisht nuk ndodhet fare në Tiranë.

Ajo ka publikuar një foto me pamje nga bregdeti duke shkruar “Mirëmëngjes”, çka konfirmon se ajo ndodhet jashtë vendit për pushime.

Siç mëson ‘Prive By Liberta Spahiu’, Selin dhe Gimbo kanë marrë pak kohë për veten duke udhëtuar disa ditë së bashku.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Kjo ka qenë edhe arsyeja pse ajo nuk ishte e pranishme në darkën festive të Gretës.

Exit mobile version