Dea Mishel duket se ka gjetur vendin e përsosur për sesionin e fotografive të saj të ardhshme.
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania ka ndarë një seri fotografish ku shfaqet duke pozuar në ashensor, duke kapur menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
Me një stil të kujdesshëm dhe poza provokuese, Dea e ka shndërruar ashensorin në një studio personale fotografike.
Në postimin e saj, ajo ka zgjedhur ambientin e liftit për të krijuar të gjitha fotot, duke sjellë një atmosferë të veçantë.
Reagimet pozitive dhe komentet nga ndjekësit nuk kanë munguar për këto fotografi të veçanta.
