Site icon Lajmeria.info

Dea Mishel përgjigjet Zegjinës në Instagram dhe i drejtohet kryeministrit për përgjigje

Influencuesja e njohur, Dea Mishel, ka bërë ditën e sotme një postim në “Instagram” lidhur me ofendimet që i ka bërë deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi.

Dea ka publikuar të gjitha postimet që ka bërë Zegjine në profilin e saj në “Instagram”.

Gjithashtu ka postuar edhe përgjigjet që i ka dhënë deputetes së PS-së.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ndërkohë krahas këtyre fotove, Dea u ka kërkuar ndjekësve të saj që t’i tregojnë në komente Çaushit se çfarë mendimi kanë për të.

Influencuesja e njohur nuk e ka lënë me kaq, pasi i ka bërë thirrje edhe kryeministrit të vendit, Edi Rama, që të kthejë përgjigje. “Meqë po bullizohem aktivisht nga një deputete, tregojini pak në komente këtu se ça mendimi keni, se te profili i saj ka mbyllur komentet dhe na bën block.

Edi Rama do na përgjigjesh ti, apo do lesh këta xholat që i përdor për shpërqendrim?”, shkruan Dea krahas postimit të saj në “Instagram”.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ish-banorja e “Big Brother VIP 1” ka bërë edhe një postim ironizues për Zegjinë ku shkruan: “Do t’jap 10.000 euro po e lexove dot këtë numrin me zë të lartë 574.673.902.987.

XO, Dea Michelle”.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version