Site icon Lajmeria.info

Debati Politik në Kosovë: Koalicionet e Mundshme dhe Rivalitetet Ndërmjet Partive

Gjatë debatit, gazetarja Ardiana Thaçi u shpreh se çdo parti që vendos të hyjë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje do të bëjë llogaritë politike duke vlerësuar nëse një bashkëpunim i tillë mund t’i kushtojë në zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht se kur ato do të mbahen.

Ndër të tjera, ajo tha edhe një propozim për tejkalimin e krizës politike në vend. “Unë për vete nuk shoh ndonjë zgjidhje normale në mes të këtyre partive politike.

Por, a mendoj që duhet të ketë ndonjë koalicion?

Advertisement. Scroll to continue reading.

Po.

Unë jam më shumë e mendimit që koalicioni duhet të jetë i gjerë, i një qeverie të përkohshme, njëvjeçare, dyvjeçare, në mënyrë që me kalu këto procese,” deklaroi ajo.

Në anën tjetër, gazetari Vullnet Krasniqi ka thënë se kryetari i Prishtinës Përparim Rama, e ka mundësinë që të jetë rival politik i Albin Kurtit.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Besoj që Prishtina e ka kartën më të madhe në dorë për me marrë kreun e LDK-së në dorë edhe me bë një kundërkandidat serioz i Kurtit,” deklaroi Krasniqi.

Ndërkaq analisti Labinot Balaj, tha se e sheh të pamundur një koalicion mes Vetëvendosjes dhe LDK-së e PDK-së. “Sot Përparim Rama, është instrument i dy entiteteve politike brenda LDK-së, i Avdullah Hotit dhe profesoreshës Hykmete Bajrami edhe i kontigjentit të njerëzve që janë rreth saj dhe i një pjese të PDK-së, e cila thënë më së buti s’ka gatishmëri me u përfshi me Vetëvendosjen,” deklaroi Balaj.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version