Site icon Lajmeria.info

Debati rreth lidhjes familjare mes Ola dhe moderatores Arbana Osmani – Ferma VIP në qendër të diskutimeve

Një përplasje e fundit verbale brenda formatit ‘Ferma VIP’, ku Ola i është drejtuar me fjalor fyes moderatores Arbana Osmani, ka nxitur reagime dhe diskutime të shumta në publik.

Ky incident ka rikthyer vëmendjen edhe te një çështje tjetër e përmendur më herët, duke hapur spekulime për një lidhje të mundshme familjare mes banores dhe bashkëshortit të moderatores, regjisorit Eduart Grishaj.

Debati ka marrë hov pas një episodi të transmetuar disa ditë më parë, gjatë një aktiviteti në shtëpi ku u shfaq një nga filmat e realizuar nga Grishaj.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Në përfundim të shfaqjes, Ola është dëgjuar duke thënë përpara banorëve: ‘Eduart Grishaj, kushëriri jem’.

Në të njëjtën kohë, në rrjetet sociale po qarkullon edhe një fragment nga një intervistë e mëparshme e Eduart Grishajt me moderatorin Arian Çani.

Gjatë bisedës për origjinën e tij, Çani e ka përshkruar si me prejardhje nga Bajza, në veri të Shqipërisë, pranë kufirit me Malin e Zi — detaj që është konfirmuar edhe nga vetë regjisori.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Këto elemente po përdoren në diskutimet e fundit si argumente të mundshme për të mbështetur pretendimin e Olës për një lidhje familjare, megjithëse deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për një lidhje të tillë.

Exit mobile version