Site icon Lajmeria.info

Deklarata e Akuzuari Arbër Havolli në Gjykatë: ‘S’mund të pranoj fajësinë për vrasje’

Në seancën fillestare të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, akuzuari Arbër Havolli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e 6 shtatorit 2025 në Llapashticë të Epërme në Podujevë.

Ai e pranoi fajësinë për ‘Armëmbajtje pa leje’. ‘Më së pari, mua më vjen keq për rastin që ka ndodh.

S’kam dashtë me ndodh kjo, i kërkoj familjes falje.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Për akuzën e parë (veprën penale ‘Vrasje’) s’e pranoj fajësinë.

Për armëmbajtje pa leje, e pranoj fajësinë’, tha Havolli.

Prokurorja deklaroi se pajtohet me pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit për pikën e dytë të dispozitivit të aktakuzës.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Gjykatësi Alban Ajvazi miratoi pranimin e fajësisë për armëmbajtje pa leje, ndërsa për veprën penale ‘Vrasje’ do të bëhet shpallja në fund të gjykimit.

Havolli akuzohet se me dashje ka privuar nga jeta një person në Llapashticë më 6 shtator 2025.

Policia e kishte shpallur në kërkim pasi ishte larguar, ndërsa u arrestua më vonë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Prokuroria e akuzon se ka mbajtur armë pa leje dhe ka kryer veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’.

Exit mobile version