Site icon Lajmeria.info

Dekorimi i Akademikut Rexhep Qosja me Titullin Nderi i Republikës së Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës.

Haxhiu tha se përmes këtij titulli i shprehin mirënjohje jetës së Qosjes që iu dedikua dijes, lirisë dhe dinjitetit kombëtar. ‘Me nderim të thellë, e kam dekoruar pas vdekjes akademik Rexhep Qosjen me titullin ‘Nderi i Republikës së Kosovës’’, ka njoftuar Haxhiu në Facebook. ‘Rexhep Qosja ishte një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë, shkencës dhe mendimit shqiptar.

Me veprën e tij të gjerë, me qëndrimin e tij publik dhe me përkushtimin ndaj çështjeve të mëdha të kombit, ai la gjurmë të thella në kulturën shqiptare dhe në vetëdijen tonë kombëtare’. ‘Ky titull është shenjë mirënjohjeje për një jetë të tërë në shërbim të dijes, lirisë dhe dinjitetit kombëtar.

Advertisement. Scroll to continue reading.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të’.

Exit mobile version