Site icon Lajmeria.info

Delegacioni i Kongresit Amerikan përfundon vizitën në Kosovë: Partneriteti konstruktiv SHBA-Kosovë theksuar

Delegacioni i Kongresit Amerikan, me përfaqësuesin Keith Self dhe përfaqësuesin Suhas Subramanyam, përfundoi vizitën në Kosovë pas një sërë angazhimesh produktive.

Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, kjo vizitë ofroi një pasqyrë të vlefshme të drejtpërdrejtë mbi dinamikën aktuale në Kosovë.

Pos kësaj, u theksua “rëndësia e një partneriteti konstruktiv ShBA-Kosovë”.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Dyshja fillimisht vizitoi Luginën e Preshevës për të mësuar mbi situatën e shqiptarëve me të drejtat e tyre në Serbi.

Pastaj, ata qëndruan në Kosovë ku zhvilluan takime me udhëheqësit më të lartë të institucioneve, si dhe me liderë të opozitës.

Po ashtu, Self dhe Subramanyam takuan edhe përfaqësues të Lëvizjes Studentore të Maqedonisë së Veriut, si dhe liderë të opozitës shqiptare atje, për të mësuar mbi të drejtat e shqiptarëve në këtë vend, sidomos në respektimin e Ligjit për gjuhët.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version