Superylli i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele, ka përshkruar emocionet në dhomat e zhveshjes pas fitores së PSG-së ndaj Arsenalit në finalen e Ligës së Kampionëve.
Duke folur pas finales në Budapest, Dembele theksoi punën e madhe që është dashur për ta siguruar titullin e dytë radhazi në Evropë. ‘Është diçka e jashtëzakonshme, është një natë e madhe.
Kemi punuar shumë këtë sezon për ta arritur fitimin e dy titujve rresht. Është madhështore, do ta shijojmë’, tha ai.
Ai shtoi se i gjithë sezoni ka qenë rraskapitës, si fizikisht ashtu edhe mendërisht, për skuadrën. ‘Ka qenë e vështirë, i gjithë sezoni ka qenë i vështirë, na është dashur të menaxhojmë shumë gjëra’.
Dembele foli edhe për intensitetin fizik të finales, duke zbuluar lodhjen e madhe në minutat e fundit. ‘Por në fund, ne jemi prapë fitues të Ligës së Kampionëve dhe të gjithë jemi të lumtur’, u shpreh ai. ‘Nga fundi, ishin ngërçet.
Në minutën e 80-të ishte shumë intensive.
Mendoj se pothuajse të gjithë patën ngërçe në fund’, përfundoi Dembele.
