Site icon Lajmeria.info

Dendias takohet me homologun shqiptar para bisedimeve për kufirin detar

Screenshot

Sipas A2Cnn, Dendias është takuar fillimisht me homologun e tij shqiptar Ermal Nufi, para takimit kokë më kokë me Ramën.

Vizita e Dendias në Tiranë shënon rikthimin e palëve në bisedime për ndarjen e kufirit detar.

Që prej rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese e marrëveshjes së firmosur nga qeveria Berisha në Tiranë, çdo përpjekje tjetër e qeverive të kryeministrit Rama ka dështuar.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Pak vite më parë, palët ranë dakord që çështjen ta zgjidhnin me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, por ekipet negociatore nuk u ngritën kurrë për ta përgatitur këtë proces.

Në qendër të diskutimeve që po rinisin pritet të jetë përgatitja e një marrëveshjeje formale që do t’u lejonte të dy vendeve t’ia paraqisnin gjykimit ndërkombëtar mosmarrëveshjen e tyre mbi shelfin kontinental dhe Zonën Ekonomike Ekskluzive.

Athina dhe Tirana po kërkojnë të përfitojnë nga ajo që zyrtarët grekë e përshkruajnë si një fazë pozitive në marrëdhëniet dypalëshe.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Përballë gatishmërisë së palës shqiptare për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje, Greqia, nga ana e saj, ka konfirmuar mbështetjen ndaj Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Vetë kryeministri Rama gjatë vizitës së fundit në Greqi, tha se kontestimi i marrëveshjes në Gjykatën Kushtetuese kur ai ishte në opozitë, ishte më së shumti shfrytëzim i një momenti politik.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version