Site icon Lajmeria.info

Deponia në Sferkë – Katastrofë mjedisore, Qeveria Kurti nën akuzë

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar për gjendjen e deponisë në Sferkë, vendlindjen e saj, duke thënë se kjo zonë po shndërrohet para syve të banorëve në një katastrofë mjedisore.

Bajrami përmes një postimi në Facebook shkroi se ajo nuk është thjeshtë problem i menaxhimit të mbeturinave, por sipas saj, është katastrofë ekologjike që po vret ngadalë banorët e kësaj zone.

Ajo ka akuzuar Qeverinë Kurti për dështim në zgjidhjen e problemit, duke theksuar se vonesat kanë rritur dëmet dhe koston e ndërhyrjes.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Bajrami ka kërkuar veprime urgjente për mbylljen e deponisë, duke paralajmëruar rrezikun për shëndetin e banorëve dhe mjedisin.

Exit mobile version