Site icon Lajmeria.info

Deputetja britanike kritikon qeverinë serbe për armatosjen e terroristëve: Alicia Kearns në fokus

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka kritikuar ashpër qeverinë në Serbi, duke e akuzuar atë, mes tjerash, edhe për armatosjen e terroristëve që sulmuan dhe vranë heroin Afrim Bunjaku në Banjskë.

Në fjalimin e saj në Këshillin e Evropës, ajo tha Komisioni Evropian po pyet me të drejtë nëse Serbia i meriton fondet evropiane. ‘Respekti për demokracinë nuk ndalon në kufi.

Se si një qeveri i trajton fqinjët të tregon se si i trajton të vetët.

Advertisement. Scroll to continue reading.

E shohim këtë në Rusinë e Putinit: luftë jashtë e heshtje brenda.

Këtë formë po e shohim në Serbi, duke mbështetur njerëzit që e ndanë Bosnjën, duke strehuar të personat e armatosur prapa sulmit në Banjskë – jo, duke i armatosur ata – sepse shihni numrat serikë në ato armë’, tha ndër të tjera Kearns në fjalën e saj.

Agresioni në Banjskë ndodhi më 24 shtator 2023, kur një grup serbësh të uniformuar e të armatosur rëndë kryen një sulm, duke lënë të vdekur rreshterin policor, Afrim Bunjaku.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Nga ana e terroristëve mbetën të vdekur tre, ndërsa tre të tjerë u kapën.

Exit mobile version