Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu tha se moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës është përgjegjësi e partisë më të madhe në vend.
Ajo i bëri thirrje qytetarëve që të shohin pamjet e Kuvendit dhe të shohin fajtorin për zhvillimet e fundit. “I bëj të gjithë qytetarëve thirrje që të shohin këtë pamje të një Kuvendi i cili mblidhet dhe nuk arrin të konstituohet dhe përgjegjësia i takon subjektit më të madh”, tha Jehona Lushaku Sadriu.
