Site icon Lajmeria.info

Deputetja Eliza Hoxha falënderon Yll Limanin për koncertin e tij: ‘Jam shumë krenare me ty!’

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, dikur këngëtare, Eliza Hoxha ka ndarë një mesazh falënderues dhe vlerësues për Yll Limanin, pas pjesëmarrjes së saj në koncertin e tij.

Hoxha e përshkroi mbrëmjen si ‘magjike’, duke theksuar se, ndonëse për Yllin skena të tilla janë bërë të zakonshme, për të ishte një rikthim plot emocione pas 20 vitesh.

Ajo tha se e kishte të pamundur të refuzonte ftesën e artistit, duke përmendur njohjen e hershme me të, vlerësimin për punën dhe profesionalizmin e tij, si dhe përkushtimin e të gjithë ekipit që qëndron pas organizimit të spektaklit. ‘U ndjeva shumë krenare për një gjeneratë të re që industrinë e muzikës e kupton dhe e kultivon me standarde botërore, ashtu si i ka hije’, shkroi Hoxha në Facebook.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Në fund, ajo falënderoi Yll Limanin për mundësinë që të ndanin skenën së bashku dhe e mbylli me fjalët: ‘Jam shumë krenare me ty!

Shkëlqefsh përherë!’

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version